Zëvendësministri Mjeku flet në Kongresin XIX Ballkanik për Pasurimin e Mineraleve

Mitrovicë, 01.06.2023 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, foli në hapje të Kongresit XIX Ballkanik për Pasurimin e Mineraleve, që u organizua në Mitrovicë.

Në fjalën e tij, zëvendësministri foli për rëndësinë e shkencës në sektorin e minierave dhe për planet e Qeverisë për Ndërmarrjen “Trepça” dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai përmendi edhe punën e Prof. dr. Shyqyri Kelmendit, nismëtarit për organizimin e kongresit, i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar.

I organizuar nga Akademia Ballkanike e Shkencave për Teknologjitë Minerale, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, kongresi ka mbledhur ekspertët e fushës, të cilët kanë paraqitur punimet e tyre në teknologjitë minerale.