Për ne
Misioni i Ministrisë së Ekonomisë (ME) është të udhëheqë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik përmes hartimit dhe zbatimit të politikave efektive në fushën e energjisë dhe minierave, duke garantuar sigurinë e furnizimit, shfrytëzimin racional të burimeve natyrore sipas standardeve ndërkombëtare.
Në këtë kuadër, Ministria mbikëqyr dhe vlerëson veprimtarinë e bordeve të drejtorëve të ndërmarrjeve publike, duke siguruar që menaxhimi i tyre të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikat e mira korporative.
Përmes hartimit të strategjive, mbikëqyrjes së ndërmarrjeve publike, zhvillimit të kapaciteteve energjetike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, Ministria kontribuon në zhvillimin ekonomik.
ME gjithashtu synon të promovojë energjinë e pastër dhe efiçiencën, të forcojë menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe të avancojë bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
