Departamenti i Minierave

1. Misioni i Departamentit të Minierave është krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit minerar përmes hartimit kuadrit ligjor, dokumenteve strategjike, caktimi i një rente të arsyeshme dhe promovimit të sektorit minerar në mënyrë që hulumtimi, nxjerrja dhe pasurimi i resurseve minerale të jetë në
konkurueshmëri t
ë drejtë dhe në përputhje me standardet dhe rregullat e aplikueshme të shfrytëzimit optimal e racional të resurseve minerale për zhvillim te
gjithmbarshëm t
ë vendit duke pasur në konsideratë aspektin social e mjedisor në sektorin minerar.

2.Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Minierave janë:
2.1
. Mbështetja dhe ofrimi i këshillave për udhëheqësin lartë administrativ dhe/ose titullarin e institucionit për zhvillimin e politikave dhe objektivave institucionit fushën e përgjegjësisë së Departamentit;
2.2. Planifikimi, formulimi, mbikë
qyrja e zbatimit të politikave, legjislacionit, dokumenteve strategjike, procedurave, standardeve dhe rregullave teknike për
sektorin minerar;

2.3. Përcaktimi i formulave, përgatitja
dhe nxjerrja e propozim listës të rentave minerare për aktivitetet e licencuara për shfrytëzim te resurseve minerale;
2.4. Përgatitja dhe shqyrtimi i pëlqimeve për Autoritetet Publike me qëllim miratimin dhe zbatimin e planeve hapësinore dhe urbanistike;
2.5. Ofrimi i mbështetjes në hartimin,
shqyrtimin dhe miratimin e planeve vjetore për Menaxhimin e Resurseve Minerale;
2.6. Planifikimi, propozimi, hartimi dhe
zhvillimi i planeve dhe aktiviteteve për promovimin sektorit minerar;
2.7. Menaxhimi, përditësimi dhe
mirëmbajtja e bazës së të dhënave për aktivitetet minerare;
2.8. Mirëmbajtja dhe përditësimi i
Sistemit Informative Unik për resurset minerale;
2.9. Planifikimi, identifikimi dhe
adaptimi i direktivave dhe standardeve ndërkombëtare për sektorin minerar;
2.10. Hartimi i planeve dhe projekteve
për trajtim të deponive historike të sektorit minerar;
2.11. Propozimi, hartimi dhe monitorimi
i planeve dhe projekteve për konservim të minierave të braktisura;
2.12. Përgatitja dhe monitorimi planeve
për çështjet mjedisore dhe sociale në sektorin minerar;
2.13. Planifikimi, propozimi, hartimi dhe
menaxhimi i studimeve dhe projekteve për sektorin minerar;
2.14. Identifikimi dhe përgatitja e
materialeve për propozim të zonave me interes të veçantë minerar;
2.15. Organizimi, pjesëmarrja si dhe
përfaqësimi i institucionit në konferenca, punëtori e aktivitete lidhur me sektorin minerar në fushën e përgjegjësisë së
Departamentit;

3. Drejtori i Departamentit të Minierave i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.

4. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë:

1. Divizioni për Politika Minerare;
2. Divizioni i Bazës së të Dhënave dhe
Promovimit të Sektorit Minerar;
3. Divizioni për Siguri, Standarde dhe
Rregulla teknike në aktivitetet minerare;

5. Numri i të punësuarve në Departamentin e Minierave është dhjetë (10).

Kontakti:
Drejtor i Departamentit: Skender Sallahi
Tel: 038 200 215/13
Email: skender.sallahi@rks-gov.net 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Bazës së të Dhënave dhe Promovimit për sektorin minerar janë:

1.1. Planifikimi, analizimi, menaxhimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave për aktivitetet minerare;
1.2. Mirëmbajtja dhe përditësimi i Sistemit Informative Unik për resurset minerale;
1.3. Planifikimi, analizimi, përgatitja dhe përpilimi i hartave për nevojat e Departamentit dhe Ministrisë lidhur me sektorin minerar;
1.4. Planifikimi, analizimi, përgatitja dhe monitorimi i materialeve të ndryshme për promovim të aktiviteteve minerare;
1.5. Mbështetje në shqyrtimin e pëlqimeve për Autoritetet Publike me qellim miratimin dhe zbatimin e planeve hapësinore dhe urbanistike;
1.6. Marrja, krijimi, përpunimi dhe sistemimi i të dhënave për resurset minerale dhe aktivitetet minerare;
1.7. Mbështetje në identifikimin dhe propozimin e zonave me interes të veçantë minerar;
1.8. Përcjell e eksportit të resurseve minerale;
1.9. Planifikimi, analizimi, përgatitja dhe monitorimi i të dhënave për veprimtaritë minerare dhe përgatitja e raporteve të rregullta për aktivitetet minerare:
1.10. Përfaqësimi i institucionit në takime pune, konferenca në fushën e përgjegjësisë së Divizionit;

2. Udhëheqësi i Divizionit të Bazës së të Dhënave dhe Promovimit për sektorin minerar i raporton Drejtorit të Departamentit të Minierave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Bazës së të Dhënave dhe Promovimit është tre (3).

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Siguri, Standarde dhe Rregulla teknike në aktivitetet minerare janë:

1.1. Planifikimi, formulimi, mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit për siguri në sektorin minerar;
1.2. Adaptimi, mbikëqyrja dhe zbatimi standardeve për siguri në aktivitetet minerare;
1.3. Hartimi, mbikëqyrja dhe zbatimi i rregullave teknike për siguri në aktivitetet minerare;
1.4. Planifikimi, formulimi, hartimi, propozimi mbikëqyrja e zbatimit të dokumenteve strategjike për siguri, standarde e rregulla teknike në sektorin minerar;
1.5. Planifikimi, propozimi, hartimi dhe zhvillimi i planeve e projekteve për konservim të minierave të braktisura;
1.6. Identifikimi dhe adaptimi i direktivave ndërkombëtare për sektorin minerar;
1.7. Hartimi i raporteve të rregullta për çështjet e sigurisë, standardeve dhe rregullave teknike të sektorit minerar;
1.8. Përfaqësimi i institucionit në takime pune, konferenca dhe aktivitete të ndryshme lidhur me sigurinë, standardet dhe rregullat teknike në sektorin minerar në fushën e përgjegjësisë së Divizionit.

2. Udhëheqësi i Divizionit për siguri, standarde dhe rregulla teknike në aktivitetet minerare i raporton Drejtorit të Departamentit të Minierave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për siguri, standarde dhe rregulla teknike ne aktivitetet minerare është tre (3).

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për politika minerare janë:

1.1. Planifikimi dhe hartimi i legjislacionit për sektorin minerar;
1.2. Planifikimi, hartimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të Strategjisë dhe dokumenteve strategjike për sektorin minerar;
1.3. Planifikimi, hartimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të programeve për zbatim të Strategjisë Minerare;
1.4. Hartimi i raporteve të rregullta periodike mbi zbatimin e Strategjisë Minerare;
1.5. Ofrimi i mbështetjes në shqyrtimin e Planeve vjetore të Menaxhimit të resurseve minerale;
1.6. Ofrimi i mbështetjes në përgatitje dhe nxjerrjen e propozim listës për rentat minerare;
1.7. Planifikimi dhe hartimi i legjislacionit, dokumenteve strategjike, standardeve për mbrojtje të komunitetit dhe mjedisit të ndikuar nga aktiviteti minerar;
1.8. Planifikimi, propozimi, hartimi dhe zhvillimi i planeve e projekteve për zhvillim të komunitetit dhe trajtim të mjedisit të ndikuara nga aktivitetet minerare;
1.9. Planifikimi, propozimi, hartimi dhe zhvillimi i planeve e projekteve për trajtim te deponive historike te sektorit minerar;
1.10. Përfaqësimi i institucionit në takime pune, konferenca në fushën e përgjegjësisë së Divizionit;

2.Udhëheqësi i Divizionit për Politika Minerare i raporton Drejtorit të Departamentit të Minierave.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Politikave Minerare është tre (3).