Divizioni për Komunikim me Publikun

1. Divizioni për Komunikim me Publikun ka për mision ndërmarrjen e veprimeve për prezantimin e politikave të Ministrisë së Ekonomisë, nëpërmjet komunikimit në kohën e duhur, në mënyrë që publiku të informohet për politikat e Ministrisë për të drejtat e përgjegjësitë e tij ndaj institucioneve, por edhe për të shprehur pikëpamjet e tij duke komunikuar me vendimmarrësit.
2. Divizioni për Komunikim me Publikun (ZKP) ka përgjegjësitë si në vijim:
2.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrin/en, ministrinë, zëdhënësin/en e ministrisë, duke ofruar këshilla për efektivitet të prezantimit të politikave;
2.2. Bën përgatitjen, mirëmbajtjen dhe zbatimin e planit të komunikimit në bazë të planit të punës së ministrisë, duke zbatuar teknika efektive të komunikimit;
2.3. Ofron për ZKP-ZKM kalendarin javor të aktiviteteve të komunikimit të ministrit/es dhe ministrisë;
2.4. Bashkëpunon me zëdhënësin/en e ministrisë për organizimin e konferencave për shtyp dhe intervistave;
2.5. Përgatit dhe shpërndan komunikata për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera për publikun;
2.6. Përgatit, shpërndan dhe arkivon fotografitë dhe materialet audio-vizuele të aktiviteteve kryesore të ministrisë;
2.7. Merr pjesë në procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit, përmes zhvillimit dhe prezantimit të planeve të komunikimit, si dhe komunikimit të takimeve publike dhe konsultimeve online me publikun;
2.8. Koordinon me ZKP-ZKM zhvillimin e fushatave informuese dhe vetëdijësuese për politikat prioritare të ministrisë;
2.9. Raporton në ZKP-ZKM për zbatimin e planit vjetor të komunikimit çdo tre muaj;
2.10. Përditëson, siguron qasjen dhe kredibilitetin e informatave në ueb-faqen zyrtare të ministrisë dhe menaxhon me llogarinë elektronike zyrtare për komunikim me publikun;
2.11. Menaxhon komunikimin e ministrisë në llogarinë zyrtare të institucionit në rrjetet sociale;
2.12. Ndihmon në përditësimin e portalit shtetëror;
2.13. Pranon dhe shqyrton kërkesat fillestare për qasje në dokumente publike si dhe për të dhënat e hapura;
2.14. Kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim me Publikun i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Komunikim me Publikun është pesë (5).


Kontakti:
Udhëheqëse i Divizionit: Diana Gjonbalaj
Tel: +383 (38) 200215 05

Email: diana.gjonbalaj@rks-gov.net
me.info@rks-gov.net