Departamenti i Integrimit Evropian dhe Koordinimit të Politikave

1. Misioni i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave është të koordinojë proceset brenda Ministrisë që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian, të koordinoj procesin e hartimit të dokumenteve të politikave, programeve e projekteve për bashkëpunim, koncept dokumenteve, planit vjetor të punës dhe dokumenteve tjera, si dhe të koordinojë proceset brenda Ministrisë për bashkëpunim ndërkombëtar dypalësh dhe shumëpalësh me partnerët ndërkombëtarë.

2.Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë:
2.1.Koordinon proceset brenda Ministrisë që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian, si dhe siguron pajtueshmërinë e politikave dhe planeve me standardet e BE-së;
2.2. Koordinon punën në zhvillimin e dokumenteve kryesore strategjike të cilat hartohen nga strukturat e Ministrisë, duke siguruar që këto dokumente te jenë në pajtim me politikat e Qeverisë si dhe siguron konsistencën mes tyre;
2.3. Koordinon punën në sigurimin e Planit Kombëtar për Zbatim të MSA-së (PKZMSA Planin Vjetor të Punës dhe siguron harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumente tjera të politikave;
2.4. Koordinon punën në sigurimin e kontributeve për zhvillimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA), Agjendës për Reforma Evropiane (ARE) dhe Planit Kombëtar për Zhvillim (PKZH), siguron harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumente tjera Strategjike, si dhe monitoron zbatimin e këtre dokumenteve strategjike.
2.5. Është përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe/ose pjesëmarrjen në takimet e rregullta të procesit të Stabilizim Asociimit, takimet ndërministrore dhe takimet me donatorë dhe aktorët tjereë relevant.
2.6. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me Acquis të BE-së;
2.7. Koordinon aktivitetet e Ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), TAIEX fondet tjera të Bashkimit Evropian; dhe asistencës së jashtme bilaterale dhe multlaterale;
2.8. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të integrimit evropian për fushë-veprimtarinë e ministrisë;
2.9. Koordinon aktivitetin për përgatitjen e Planit të Punës së ministrisë, siguron harmonizimin e tij me dokumente strategjike dhe programore, monitoron dhe raporton lidhur me zbatimin e tij;
2.10. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e dokumenteve strategjike dhe koncept dokumenteve për legjislacion, duke siguruar pajtueshmërinë me politikat e qeverisë dhe udhëzuesit për përgatitjen e tyre;
2.11. Siguron të dhëna dhe përgatit raportet e progresit sipas kërkesës së ministrisë dhe ZKM-së.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Integrimit Evropian, dhe Koordinimit të Politikave i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto Divizione:

3.1. Divizioni për Integrime Evropiane; dhe
3.2. Divizioni për Koordinim të Politikave.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Integrime Evropiane, Koordinimit të Politikave është tetë (8).

Kontakti: 
U.D. Udhëheqëse e Departamentit: Kaltrina Shurdhaj
Tel: 038 200 215 / 45

Email: Kaltrina.Shurdhaj@rks-gov.net

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Koordinimit të Politikave janë:

1.1. Koordinon aktivitetin për përgatitjen e Planit vjetor dhe afatmesëm të ministrisë, siguron harmonizimin e tij me KASH dhe dokumente tjera strategjike e programore;
1.2. Monitoron zbatimin e Planit vjetor të ministrisë dhe vendimeve, si dhe përgatitja e raporteve te progresit dhe raportimi tek institucionet relevante me theks të veçantë të ZKM;
1.3. Koordinon aktivitetin dhe përgatit Planin Vjetor të Ministrisë për dokumentet Strategjike dhe Koncept dokumentet;
1.4. Siguron të dhëna dhe përgatit raportet për të arriturat e Ministrisë sipas kërkesës së ministrisë dhe ZKM-së;
1.5. Monitoron procesin e përgatitjes së raporteve lidhur me zbatimin e dokumenteve strategjike dhe planeve të tyre të veprimit;
1.6 Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të cilat hartohen nga strukturat e ministrisë dhe programeve të zbatimit të tyre, duke siguruar qe këto dokumente te jenë në pajtim me politikat e qeverisë si dhe siguron konsistencën mes tyre;
1.7. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept-dokumenteve për legjislacion duke siguruar pajtueshmërinë me udhëzuesit për hartimin e koncept dokumenteve;
1.8. Përgatitja e raporteve të bashkëpunimit ekonomik me vendet tjera që dalin nga fushvëprimtaria e Ministrisë;
1.9. Përcjellja dhe përditësimi i trendit të indikatorëve ekonomik sektorial.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Koordinimit të Politikave i raporton Drejtorit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Koordinimit të Politikave është katër (4).

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrim Evropian janë:

1.1. Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i Ministrisë;
1.2. Koordinon procesin si dhe siguron informacionet për hartimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ARE) dhe siguron harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike;
1.3. Monitoron zbatimin e PKZMSA-së dhe ARE-së si dhe raporton tek institucionet relevante;
1.4. Koordinon asistencën e IPA-së , WBIF-së, TAIEX dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multilraterale për aktivitetet e Ministrisë dhe siguron që ato ndërlidhen me prioritetet e Ministrisë;
1.5 Koordinon procesin e rishikimit të Listës së Projekteve Prioritare (LPP), listës së projekteve me donatorë si dhe ofron mbështetje për strukturat organizative të Ministrisë gjatë përgatitjes dhe aplikimit për projekte;
1.6. Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me Acquis Communitaire, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PKZMSA dhe ARE të integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;
1.7. Koordinon punën në organizimin, udhëheqjen dhe/ose pjesëmarrjen në takimet e rregullta të procesit të Stabilizim Asociimit, takime ndërministrore dhe takime me donatorë dhe aktorët tjerë relevant.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Integrimit Evropian i raporton Drejtorit të Departamentit të Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Integrimit Evropian është tre (3).