Departamenti Ligjor

1. Misioni i Departamentit Ligjor të ME-së është koordinimi i procesit të hartimit të legjislacionit dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare nga fushëveprimi i Ministrisë, duke siguruar respektimin e teknikave dhe standardeve për hartimin e legjislacionit, të siguroj përafrimin e legjislacionit të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, të ofroj mbështetje profesionale, këshilla ligjore dhe rekomandime për strukturat tjera në kuadër të Ministrisë.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
2.1. Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve normative në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Ministrit me Departamentet dhe me njësitë tjera organizative nga fushë veprimtaria e ministrisë.
2.2. Është përgjegjës për finalizimin e projekt akteve normative;
2.3 Në bashkëpunim me departamentet njësitë apo personat përgjegjës për hartimin e projekt akteve normative, siguron përputhshmërinë e akteve normative të propozuara nga ministria përkatëse me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës si dhe legjislacionin e Bashkimit EvropianAcqius të BE-së, duke përfshirë përgatitjen e Deklaratës së Përputhshmërisë (DeP) dhe Tabelat e Përputhshmërisë (TeP);
2.4. Jep opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i Ministrisë;
2.5. Bashkëpunon me Zyrën Ligjore të ZKM-së, për përgatitjen, monitorimin dhe raportimin e Programit Legjislativ dhe për aktivitete tjera që ndërlidhen me procesin e hartimit të legjislacionit;
2.6. Identifikon probleme të zbatimit të akteve normative dhe propozon masa për ndryshimin, plotësimin apo hartimin e legjislacionit si dhe kur është e nevojshme ofron këshillime, udhëzime, rekomandime profesionale për arritjen e rezultateve përmes zbatimit efektiv të kornizës ligjore ekzistuese të aplikueshme në ME;
2.7.Bashkëpunon me Avokaturën Shtetërore (Ministria e Drejtësisë) për përfaqësimin e Ministrisë në Gjykatë;
2.8. Koordinon aktivitetet për zbatimin e legjislacionit me njësitë përkatëse të ministrisë si dhe me ministritë tjera dhe Qeverinë
2.9.Mban dhe përditëson regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë përkatëse;
2.10. Dërgon aktet nënligjore në Zyrën Ligjore pas miratimit të tyre nga Ministri;
2.11. Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimi i Ministrisë;
2.12. Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Sekretari dhe Ministri;
2.13. Kryen detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin përkatës;
2.14. Ndihmon dhe koordinon procesin e nismave për marrëveshje ndërkombëtare brenda fushëveprimit të Ministrisë, siguron që procedura të bëhet në pajtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe mban evidencën e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat lidhen në emër të Ministrisë dhe agjencive të saj ekzekutive;
2.15. Hartimi dhe bashkërendimi i procesit të Vlerësimit Ex-Post të legjislacionit përkatës;
2.16. Pjesëmarrja në hartimin e koncept dokumenteve dhe dokumenteve strategjike dhe shqyrtimi për të siguruar që rekomandimet në to janë në përputhje me kornizën ekzistuese ligjore si dhe për të siguruar nëse është identifikuar nevoja për miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të nevojshme.

3. Drejtori i Departamentit Ligjor i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
4. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto Divizione:

4.1 Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
4.2 Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.

5. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është shtatë (7).

Kontakti:
Drejtor i Departamentit: Naim Zeqiri
Tel: 08 200 215 / 11
Email: Naim.R.Zeqiri@rks-gov.net

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë:

1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë;
1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të Ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;
1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i Ministrisë;
1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit i raporton Drejtorit të Departamentit Ligjor.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është tre (3).

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë:

1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Ministrisë për zbatimin e legjislacionit;
1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;
1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim-memorandumeve dhe propozim-kontratave;
1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të Ministrisë me institucionet përkatëse;
1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Ministrisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit i raporton Drejtorit të Departamentit Ligjor.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është tre (3).