Shërbimi Gjeologjik i Kosovës

1.1. Zyra e Drejtorit Përgjithshëm;
1.2. Departamentet;
1.3. Divizionet.

2. Numri i të punësuarve në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës është dyzet e nëntë (49).

Drejtori i Përgjithshëm

1. Zyra e Drejtorit Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës përbëhet nga:
1.1. Drejtori i Përgjithshëm
1.2. Një (1) staf mbështetës administrativ
1.3. Një (1) vozitës

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me Ligjin Nr. 06/L-039 për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës dhe legjislacionin përkatës në fuqi.

3. Detyrat dhe përgjegjësitë e nëpunësit civil të Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, përcaktohen sipas legjislacionit përkatës për zyrtarë publikë.

4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës është tre (3).

Departamentet dhe divizionet e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës

1. Departamentet dhe divizionet e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës janë:
1.1. Departamenti i Gjeologjisë Regjionale;
1.1.1. Divizioni i Mineralogjisë dhe Petrologjisë;
1.1.2. Divizioni i Resurseve Minerale;
1.1.3. Divizioni i Gjeokimisë dhe Gjeomjedisit.
1.2. Departamenti i Sedimentologjisë;
1.2.1. Divizioni i Sedimentologjisë dhe Paleontologjisë
1.2.2. Divizioni i Hidrogjeologjisë dhe Gjeologjisë Inxhinierike;
1.3. Departamenti i Sizmologjisë;
1.3.1. Divizioni i Sizmologjisë Inxhinierike, Sizmotektonike dhe Inxhinierisë së tërmeteve;
1.3.2. Divizioni i Gjeofizikës dhe Sizmologjisë Instrumentale.
1.4. Departamenti i Gjeoinformacionit;
1.4.1. Divizioni i GIS-it (Hartografisë) dhe bazës së të dhënave;
1.4.2. Divizioni i arkivit, bibliotekës dhe redaktimit.
1.5. Laboratori i Gjeologjisë;
1.5.1. Divizioni për analiza kimiko-mineralogjike;
1.5.2. Divizioni i Gjeoteknikës.
1.6. Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve -“Trepça”;
1.6.1. Divizioni për pasurim ruajtje dhe mbrojtje të Kristaleve dhe Mineraleve të Muzeut;
1.6.2. Divizioni për promovim të Kristaleve dhe Mineraleve të Muzeut.

Zv.Kryshef  Ekzekutiv: Luan Morina
Email: luan.morina@rks-gov.net
Tel: +383 (0) 38 200 212-00