Këshilltarët e Ministres

Anyla Beqa

Këshilltare e Lartë Politike/Shefe e Stafit të Ministres

Anyla Beqa ka përfunduar studimet e nivelit master në Ekonomi Ndërkombëtare dhe Financa në Universitetin John Hopkins në Uashington. Anyla ka përfunduar studimet universitare në RIT Kosova në 2015, në Statistika të Ekonomisë dhe Politika Publike.

Përderisa ishte në Uashington ajo gjithashtu ka punuar në Bankën Botërore, IBRD, në Departamentin e Energjisë dhe Nxjerrjes. Ajo ka punuar në sektor të energjisë për disa vite, së fundmi si koordinatore e projektit të financuar nga BE-ja “Politika e energjisë së qëndrueshme e Evropës Juglindore.”

Përpos kontributit të saj në menaxhim të projektit, si eksperte e energjisë, ajo vazhdimisht është fokusuar në modelim të energjisë dhe analizë të të dhënave dhe projeksioneve për sektorin e energjisë në Kosovë.

Anyla ka bërë punë vullnetare nga një moshë e re, së fundmi duke shërbyer si presidente e Këshillit Rinor të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.


Edita Pozhegu

Këshilltare Politike

Edita Pozhegu ka ndjekur studimet universitare në Universitetin Sciences Po, në Dijon të Francës dhe më pas ka vazhduar në RIT Kosova në Studime të Paqes dhe Konfliktit.

Edita ka filluar punën në marrëdhënie me publikun dhe mediat në Shoqatën Studentore “Projekti i Perspektivës së Gjerë” në Francë dhe në Gjeorgji, duke u fokusuar në ndikimin e mediave në konflikte kombëtare.

Pas kthimit në Kosovë, ajo ka mbi 5 vite eksperiencë si specialiste e marrëdhënieve publike në disa organizata dhe institute në Kosovë, duke përfshirë Institutin ATOMI, IPKO Foundation, Komitetin e Kosovës të MENSA International dhe Open Data Kosovo.

Përpos gjuhës shqipe flet anglisht, frëngjisht, italisht dhe turqisht.


Milot Kelmendi

Këshilltar i Jashtëm Politik

Milot Kelmendi ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ai ka më shumë se 18 vite përvojë pune në sektorin e energjisë në Kosovë dhe vendet ndërkombëtare. Puna e tij është e fokusuar kryesisht në menaxhimin e kompanive të shpërndarjes së energjisë, duke zhvilluar strategji për uljen e humbjeve të ATC&C-ve, mbrojtjen e të ardhurave, përmirësimin e operimeve DisCO, performancë komerciale, proceset e faturimit etj.

Miloti është Këshilltar i Menaxhmentit Komercial të projektit “Power Africa Initiative” të  Manitoba Hydro International dhe USAID-it në Nigeri  Afrikë. Para kësaj ai ka punuar si këshilltar në Tetra Tech; si Menaxher i Operimeve Rajonale në KEDS; si Menaxher i Performancës dhe Ekspert për Monitorim të Operacioneve në KEK, etj.


Fjolla Fazliu

Këshilltare Politike e Ministres

Fjolla Fazliu ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, drejtimi Elektroenergjetikë në vitin 2018.

Në vitin 2019 ka vazhduar studimet për dy vite në drejtimin “Teknologjitë e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë” në Iowa, SHBA si bursiste në kuadër të programit “Women in Energy” nga Millennium Challenge Corporation.

Gjatë studimeve në Iowa ka punuar si hulumtuese në zyrën e Dekanit dhe ka përfunduar trajnimet në Auditim energjetikë rezidencial & fondacionet e konzervimit të energjisë.

Përpos gjuhës shqipe flet gjuhën agleze dhe gjermane.


Besart Jashari

Këshilltar Politik i Ministres