Vazhdohet përkohësisht vlefshmëria e certifikatave të auditorëve të energjisë
Prishtinë, 16.10.2026 – Ministria e Ekonomisë njofton auditorët e energjisë se certifikatat e tyre të lëshuara sipas Rregullores (MEPTINIS) Nr. 05/2020, të cilat kanë skaduar ose skadojnë mbeten të vlefshme deri në autorizimin e institucionit të ri për certifikim sipas ligjit të ri për efiçiencë të energjisë.
Ky vendim merret pasi më 30.10.2025 ka skaduar autorizimi i të vetmit institucion trajnues, Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Autorizimi i institucionit të ri do të bëhet sipas ligjit të ri për efiçiencë të energjisë, i cili është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe pritet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Qëllimi është që auditorët të mos e humbasin të drejtën për të ushtruar profesionin.
Vazhdimi nuk vlen për certifikatat e pezulluara ose të anuluara, as për personat ndaj të cilëve zbatohen pengesat e nenit 13 të Rregullores. Gjatë kësaj periudhe, Ministria vazhdon regjistrimin e raporteve të auditimit dhe kontrollin e plotë të cilësisë.
Pas autorizimit të institucionit të ri, auditorët duhet ta ndjekin programin e arsimit të vazhdueshëm profesional brenda gjashtë (6) muajve. Ministria do ta publikojë njoftimin përkatës në kohën e duhur.

