Thirrje publike për OJQ për të qenë pjesë e procesit të hartimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030

Prishtinë, 30.01.2023 – Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë në proces të themelimit të grupit punues për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030 në përputhje me kërkesat e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030 është një dokument kyç që përfshinë objektivat dhe politikat kryesore për të adresuar ndryshimet klimatike dhe promovuar një të ardhme të qëndrueshme energjetike. Ky plan gjithashtu përfshinë masat që do të ndërmerren për të arritur targetet për energji dhe klimë të aprovuara në Komunitetin e Energjisë, përmes përmirësimit të efiçiencës së energjisë, përmirësimit të sigurisë energjetike dhe tregut të energjisë, si dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Përmes kësaj thirrje publike ftohen të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, që në fushëveprimtarinë e tyre kanë energjinë dhe klimën të marrin pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të diskutuar rreth rolit dhe angazhimit së shoqërisë civile në hartimin e PKEK-së.

Takimi mbahet me datën 3 shkurt 2023, në objektin e Ministrisë së Ekonomisë nga ora 10:00 – 12:00, kati IV dhe konfirmimi për pjesëmarrje në takim duhet të dërgohet në e-mail tek: adnan.preniqi@rks-gov.net