Takim i hapur me qytetarë me qëllim informimi për masat e subvencionimit për ngrohje

Prishtinë, 22.09.2023 – Pas hapjes së Thirrjes Publike për Subvencionim të Pajisjeve për Ngrohje, informimi i qytetarëve ka vazhduar në ambientin e hapur para Ministrisë së Ekonomisë (ME).

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me Përfaqësuesin  e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Alessandro Bianciardi, me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, Driton Hyseni dhe Jeta Statovci, ekipin e Ministrisë së Ekonomisë dhe ekspertë të fushës, kanë biseduar me qytetarë të interesuar rreth aplikimit e mënyrave më efiçiente për ngrohje dhe për kursim të energjisë elektrike.

Me masat të cilat janë shpallur sot me mbështetje të Bashkimit Evropian , Ministria e Ekonomisë synon të mbështesë 20 mijë familje në ngritjen e efiçiencës dhe kursimit të energjisë elektrike  në mënyrë që të mundësohet edhe ulja e shpenzimit në  faturat e energjisë.

Ministrja u shpreh e kënaqur dhe me entuziazëm për të gjithë ata qytetarë të cilët shprehën interesimin e tyre për tu pajisur me pajisje efiçiente si dhe nga ata cilët kanë përfituar në subvencionet e kaluara.

Nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet ndërsa përkrahje të veçantë u është dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II) si dhe prindërve vetushqyes.

Të gjithë të interesuarit, aplikimin për subvencionim të pajisjeve për ngrohje mund ta realizojnë në linçet në vijim:

Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32

Linku për më shumë informata: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/