Rizvanolli bashkëbisedon me nxënësit e Shkollës “Abdyl Frashëri” për mënyrat më të mira të kursimit të energjisë

Prizren, 11 janar 2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, sot kanë vizituar Shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren në kuadër të fushatës “Kurse energjinë”, për të bashkëbiseduar me nxënësit për rëndësinë e mënyrat më të mira par të kursyer energjinë.

Gjatë bashkëbisedimit, Ministrja Rizvanolli u ka treguar nxënësve për rëndësinë e kursimit të energjisë dhe kanë bashkëbiseduar mbi mënyrat se si nxënësit kursejnë energjinë, e çfarë veprime marrin për të mbrojtur ambientin.

Ministren Rizvanolli dhe Drejtoreshën Suokko në takim i kanë shoqëruar nxënës nga shkolla shembull “Faik Konica” në Prishtinë, të cilët për dy vite me radhë, me vetë-iniciativë kanë zhvilluar fushatën e tyre për kursim të energjisë. Ata kanë prezantuar para bashkë-moshatarëve të tyre se çfarë kanë ndërmarrë për kursim të energjisë në shkollën e tyre.

Nxënësit, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe UNDP-së kanë zhvilluar një numër të lojërave dhe aktiviteteve për kursim e efiçiencë të energjisë me qëllim të vetëdijesimit.