Miratohet Projektligji për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë

Prishtinë, 10.10.2023 – Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në mbledhjen e 164-të elektronike të Qeverisë së Kosovës, është miratuar Projektligjin për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë.

Ligji për BRE-të ka për qëllim rritjen e përdorimit të energjisë nga Burimet e Ripërtërishme dhe bashkëprodhimit në sektorin e energjisë elektrike, në sektorin e ngrohjes dhe ftohjes dhe sektorin e transportit, me qëllim të përmbushjes së nevojave për energji, rritjes së sigurisë së furnizimit, përmirësoj mbrojtjen e mjedisit, si dhe ofrimit të përfitimeve sociale dhe shëndetësore dhe promovimit të mundësive të barabarta punësimi në sektor të energjisë

Fushëveprimi i këtij ligji përfshin hartimin e politikave energjetike dhe zhvillimin e kornizës rregullative për promovimin e përdorimit të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Republikën e Kosovës, duke përfshirë promovimin e Skemave Mbështetëse konkurruese, efiçiente dhe transparente.

Ligji në fjalë përcakton parimet dhe objektivat e politikave për Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme duke definuar detyrat dhe funksionet e palëve të interesit në lidhje me mbështetjen e Energjisë së Ripërtëritshme.