Ministrja Rizvanolli viziton KRU “Gjakova”

Gjakovë, 10.02.2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me zëvendësministrin, Getoar Mjeku dhe përfaqësues të kabinetit kanë vizituar Kompaninë Rajonale të Ujit “Gjakova”.

Qëllimi i vizitës ka qenë për të parë nga afër punën dhe për të diskutuar rreth performancës, sfidave dhe të arriturave të ndërmarrjes bashkë me përfaqësues të menaxhmentit dhe të bordit.

Sipas përfaqësuesve të ndërmarrjes KRU “Gjakova” gjatë vitit të fundit ka pasur rritje të prodhimit në 267 metër kub, si dhe rritje të shkallës së inkasimit në 104%. Ministrja Rizvanolli ka përgëzuar ndërmarrjen për arritjet e vitit paraprak, dhe ka kërkuar nga ata intensifikim të përpjekjeve në përmirësim të performancës, veçanërisht në ulje të humbjeve teknike.

Ministrja Rizvanolli ka siguruar ndërmarrjen që kanë përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për projekte inovative dhe fitim-prurëse për ndërmarrjen, si dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Gjakovës, Rahovecit si dhe pjesë të Prizrenit, të cilat kjo ndërmarrje i mbulon.