Ministrja Rizvanolli takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës

Prishtinë, 16.02.2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës, me të cilët ka biseduar për bashkëpunim për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli i informoi për procesin e funksionalizimit të identifikimit dhe nënshkrimit elektronik si dhe hapat e mëtutjeshëm të përmbushjes së detyrimeve ligjore që dalin nga aktet ligjore për identifikim elektronik.

Po ashtu, kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit për qasje në financim për ngritjen e kapaciteteve për efiçiencë të energjisë, ku bankat mund të luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm në komunikim me qytetarët, por edhe në zhvillimin e produkteve për qytetarët.

Përfaqësuesit e Bankave te Kosovës e njoftuan Ministren rreth implementimit të nënshkrimit elektronik në sektorin bankar, dhe për më shumë, e falënderuan Ministren Rizvanolli që pas 5 viteve ngecje në hartimin e legjislacionit për identifikim elektronik, është aprovuar ligji, e gjithashtu janë hartuar dhe aprovuar dhjetë akte nënligjore për identifikim elektronik në një periudhë rekorde.