Ministria e Ekonomisë e para në Barometrin e Reformave Evropiane

Prishtinë, 23.02.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,Liburn Aliu dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, kanë diskutuar mbi rezultatet e raportit dhe përvojat në dizajnimin dhe zbatimin e reformave evropiane.

Këto dhe të tjera u diskutuan në konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) gjatë konferencës ku u prezantua Barometri i Reformave Evropiane.

Sipas këtij raporti të përpiluar nga GLPS Ministria e Ekonomisë (ME) i përket grupit të ministrive me performancën më të mirë, ku renditet edhe renditet e para.

Ky barometër paraqet planifikimet në kuadër të PKIE (Programi Kombëtar për Integrim Evropian) dhe Agjendës së Reformave Evropiane (ERA – European Reform Agenda) dhe i cili sot është lansuar online.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Rizvanolli tha se k<span;>ëto reforma u mundësojnë qasje sa më të lehtë qytetarëve në informata mbi performancën e institucioneve publike, pasi ështe kritike që ata të jenë jo vetëm të informuar por të mirinformuar.

Tutje, ajo shtoi se rezultatet e Ministrisë së Ekonomisë vijnë pas një pune të gjatë dhe të kujdesshme, ku është bërë shumë për të siguruar hartim dhe dizajnim të politikave e projekteve dhe masave të cilat i mbushin boshllëqet, plotësojnë nevojat e Kosovës dhe ofrojnë zgjidhje për problemet kritike në sektorët që ME mbulon.

Këto reforma përtej rezultateve të menjëherëshme kanë rëndësi në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe krijimin e precedentëve të proceseve të drejta, fer e transparente, për t’u siguruar që masat e tilla do të vazhdojnë të hartohen e implementohen edhe në të ardhmen, tha Rizvanolli.

Ministrja Rizvamolli falënderoj EPIK dhe GLPS për raportin informativ dhe krijimin e një atmosfere të këndshme për diskutim të hapur e konstruktiv mes Qeverisë e shoqërisë civile.