Ministria e Ekonomisë dhe Banka Evropiane e Investimeve diskutojnë për projektet energjetike dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit

Prishtinë, 12 tetor 2026 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim delegacionin nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), me të cilin diskutoi për ecurinë e projekteve të mbështetura nga kjo bankë përmes marrëveshjeve të kredisë, me fokus në ngrohjen qendrore dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Gjatë takimit, gjithashtu u diskutuan zhvillimet lidhur me projektet në zbatim dhe shkëmbyen pikëpamje për mundësitë e bashkëpunimit në iniciativa dhe projekte të reja strategjike në sektorin e energjisë.

Përfaqësuesit e EIB-së rikonfirmuan gatishmërinë e bankës për të mbështetur Qeverinë e Republikës së Kosovës në zhvillimin e projekteve të reja, si dhe në avancimin e proceseve për disbursimin e kredive.

Nga ana e saj, Ministrja Rizvanolli falënderoi EIB-në për partneritetin dhe mbështetjen e deritanishme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për realizimin e investimeve që kontribuojnë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik të vendit.