ME mban takim me përfaqësuesit e OJQ-ve për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK) 2025-2030

Prishtinë, 06.02.2023 – Në Ministrinë e Ekonomisë sot është mbajtur takimi me përfaqësuesit e OJQ-ve, në lidhje me përfshirjen në procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK) 2025-2030.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës informuan përfaqësuesit e OJQ-ve pjesëmarrëse në takim, në lidhje me përgatitjet që janë bërë për fillimin e procesit të hartimit të dokumentit dhe rolin e OJQ-ve dhe përfaqësimin zyrtar në këtë proces.

Në Grupin e Përbashkët Punues për hartimin e PKEK, të themeluar me Vendimin nr. 354, të datës 27.01.2023, të Ministrisë së Ekonomisë, të dakorduar me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, janë caktuar dy anëtar përfaqësues nga OJQ-të. P

Përfaqësuesit e OJQ-ve pjesëmarrëse në takim vendosen që në Grupin për hartimin e PKEK-së të nominojnë Rinora Gojanin nga Ballkan Green Fondation dhe Liron Gjocajn nga INDEP-i.