Kryeministri Kurti dhe Ministrja Rizvanolli marrin pjesë në shënimin e 34-vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës

Mitrovicë, 20.02.2023 – Me një ceremoni solemne, sot në Stantërg është shënuar 34-vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës, ku të pranishëm ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Duke kujtuar grevën e vitit 1989, Kryeministri Kurti tha se me veprimet e tyre minatorët po e mbronin Kosovën nga politikat diskriminuese dhe shtypëse të diktatorit serb Sllobodan Millosheviq dhe përpjekjes për ta revokuar autonominë Kosovës. Ai shtoi se për tetë ditë, deri më 28 shkurt 1989, horizonti i tetë dhe i nëntë i zgafellës së xeherores së Stantërgut, në rreth njëmijë metra nën tokë, u kthyen në fronte politike që e dridhen gjithë Jugosllavinë.

Ndërsa Ministrja Rizvanolli theksoi se përgjatë këtij muaji, vendi ynë po kremton ngjarjet e mëdha të së kaluarës së vet, ku  kemi nisur me kujtimin e masakrës së Reçakut për të vazhduar me kremtën e 15-vjetorit të pavarësisë dhe do të përfundojmë në mars me 25-vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare dhe sot shënojmë një tjetër ngjarje sa historike aq qenësore për Republikën tonë.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

 

Mbrëmë kur jam kthyer nëPrishtinë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” lajmi i parë që emora ishte “fitoi Trepça”. Andaj më lejoni që qysh në fillim t’ia urojklubit të basketbollit Trepça fitoren e mbrëmshmedhe kupën e Kosovës. E mbaj mend që klubi i basketbollit Trepça patfituar para saktësisht 30 vjetëve, 1993 e mandej është bërë kampion disa herë edhe pas çlirimit por fitorja e mbrëmshme ishte e jashtëzakonshmeedhe e vlefshme për të gjithë neve jo vetëm përvetë Trepçën e për Mitrovicën.

 

E nderuara ministre e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli,

I nderuar Kryetar i Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza,

I nderuar Kryetar i Bordit të Trepçës z. Bahri Hyseni,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Armend Zemaj,

I nderuari zëvendësministër Agron Dobruna

I nderuar zëvendësues i Kryeshefit z. Enis Abdurrahmani,

Të dashur minatorë,

Motra e vëllezër,

Zonja e zotërinj,

 

Këto ditë, teksa shënuam15-vjetorin e shtetit tonë, fjala kryesore e secilit fjalim ishte“Republika e Kosovës”. Ishte kryefjala e të gjitha urimeve tona. Mirëpo, Republika e Kosovës si shtet nis me “Kosovën Republikë’’si parullë. E teksa po mendoja të vija këtu mes  jush sot në Stantërg,për të kujtuar bashkë grevën e minatorëve të Trepçës, në 34-vjetorin esaj, u kujtova që me fjalën “Kosova Republikë”, mund të përkujtohet edhe ky përvjetor i grevës së minatorëve të  vitit1989. Sepse parulla “Kosova Republikë”, bashkë me parullën “Trepça është e jona” dhe me parulla të tjera, ishte shkruar në muret e menzës sëpunëtorëve qysh më 28 shtator 1983, nga minatorët e Trepçës, XhavitBajraktari dhe Shyqri Miftari.

 

Pesë vite më pas, duke dashur të pengojnë hapat e ardhshëm të politikave të Serbisë që po e shtonteshtypjen politike mbi shqiptarët, drejt suprimimit të autonomisë sëKosovës, në mëngjesin e 17 nëntorit 1988, minatorëte Trepçës u mblodhën këtu në Stantërg dhe të veshur me uniformaminatorësh, marshuan në këmbë 52 kilometra deri në Prishtinë, për tëshprehur kundërshtitë e tyre, dhe me thirrjen “Rroftë klasa punëtore”.Kështu në pak vite, komuniteti minerar i Mitrovicës meminatorët e Trepçës, u kthye nga një grup punëtorësh prej djersës së tëcilëve në mënyrë të padrejtë dhe në përmasa të pabarabarta ndërtohej nëgjithë Jugosllavinë, në një kolektiv profesional të organizuarpolitikisht, prej të cilit nisi edhe shpërbërja evetë Jugosllavisë e cila po bëhej Jugosllavi e regjimit tëMillosheviqit.

 

Pasi Komiteti Krahinor iKosovës atëbotë, nuk iu përgjigj kërkesave të minatorëve, më 20 shkurt1989, rreth orës 13:00, minatorët e ndërrimit të katërt nuk dolën farenga miniera, duke hyrë në grevë urie. Atyre iubashkuan edhe minatorët e tri ndërrimeve të tjera dhe kështu rreth 1300minatorë të Trepçës, u ngujuan në grevë duke i artikuluar 10 kërkesa, në mes të cilave e teta ishte: “që fati i shqiptarëve në Kosovë eJugosllavi të shqyrtohet në Kombet e Bashkuara”.Pra kjo është thirrje e minatorëve në emër të të gjithë shqiptarëve qëtë ndërkombëtarizohet çështja e Kosovës ku po niste aparteidi ngaSerbia.

 

Pra në thelb minatorët po embronin Kosovën nga politikat diskriminuese dhe shtypëse të diktatoritserb në ngritje Sllobodan Millosheviqit dhe përpjekjes për ta revokuarautonominë Kosovës.

 

Për tetë ditët e ardhshme,deri më 28 shkurt 1989, horizonti i tetë dhe i nëntë i zgafellës sëXeherores së Stantërgut, të ndodhur në rreth një mijë metra nën tokë, ukthyen në fronte politike që e dridhen gjithë Jugosllavinë.

 

E ngritur mbi parimin esforcuar të “Vllaznim- Bashkimit” dhe e dominuar padrejtësisht deri nëeksploatim nga Serbia, ajo ngrehinë e quajtur Jugosllavi, sapo ishtenisur në rrugën e pakthim të rrënimit të saj. 1300minatorët grevistë të Trepçës, ishin 1300 ushtarët e parë që e nisënluftën e cila pas një dekade rezultoi me çlirimin e Kosovës, ndonësekonteksti historik i kohës së atëhershme ishte shumë, shumë kompleks.

 

Përkundër faktit që minatorët u mashtruan dhe kërkesat e tyre nuk u plotësuan, greva e minatorëve tëTrepçës prodhoi efektet e saj përtej pritjeve të kohës. Para se tëdilnin nga horizonti i tetë, apeli i fundit iminatorëve kishte qenë një thirrje për t’i dhënë fund vëllavrasjes dhepër t’u pajtuar gjaqet. Më 1 mars 1989, ditën e parë pas grevës, organet serbe mbyllën minierën dhe i arrestuan 15 persona që u burgosën për 14muaj. Tre javë më pas më 23 mars 1989, Kosovësiu suprimua autonomia, kurse në muajt pasues, mijëra shqiptarë u larguan nga vendet e punës. Epoka e aparteidit dhe segregacionit kishte nisurpër të vazhduar deri në çlirimin e 1999-ës, që ishte çlirim nga UshtriaÇlirimtare e Kosovës, e mbështetur nga NATO-jakundër okupimit e pushtimit të Serbisë.

 

Tani kanë kaluar 34 vjet ngagreva, 24 vjet nga lufta dhe 15 vjet nga shpallja e pavarësisë. Shpejtdo të bëhen dy vjet prej se kjo qeveria jonë e re e ka marrë detyrën për të ruajtur pronën e popullit, për të sjellurdrejtësi në vend dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit e mirëqenies.

 

Për dy vjet kemi punuar mezell me krejt çfarë kemi mundur e ditur. Jemi angazhuar veçanërisht mendërmarrjet publike. I kemi përkrahur për ta luftuar krimin ekorrupsionin përbrenda, për të tejkaluar vështirësinëfinanciare, për ta zënë hapin në treg dhe për ta rritur performancën epër t’i ngritur pra rezultatet. Për këto dy vjet, kemi parë përparim teTrepça. Udhëheqja e re e ndërmarrjes e ka rritur prodhimin dhe të hyrat, i ka ulur shpenzimet operative dhe ka vendosurrend e disiplinë në punë.

Në dy vitet e fundit, tëhyrat e Trepçës janë rritur për 50% në krahasim me vitet 2018-2020. Në2018-2020 kanë qenë 14 deri në 15 milionë euro, e tash janë 21 deri në22 milionë euro.

 

Vetëm gjatë vitit që shkoi,të hyrat nga koncentrati i Plumbit dhe Zinkut janë rritur për 11%,ndërsa shpenzimet operative janë ulur për 15% në krahasim me vitinparaprak. Kështu, edhe humbjet janë ulur nga 2 derinë 5 milionë euro në baza vjetore që kanë qenë me herët, në 690 mijëeuro në vitin 2021, e vetëm 126 mijë euro në vitin 2022.

 

Trepça i ka rrit edhe tëhyrat nga burimet tjera. Gjatë vitit që shkoi, u bë furnizuesi kryesor i Kompanive Rajonale të Ujësjellësit me Alumin Sulfat, duke rritur tëhyrat nga shitja e këtij produkti për 152%. Ndërsa,që nga nëntori 2021, Trepça realizon të hyra shtesë për vete dhenjëkohësisht i shërben ekonomisë së vendit përmes Terminalit Doganorpublik i cili ofron shërbime me tarifa më të ulëta për sektorinprivat.

 

Si qeveri e kemi përkrahurTrepçën me subvencione për investime kapitale dhe për t’u përballur mekrizën energjetike, 8.2 milionë euro në vitin 2021 dhe 8.3 milionë euronë vitin 2023. Por kemi ende punë përpara sëbashku — për Trepçën dhe për minatorin e Kosovës.

 

Sivjet është koha përinvestime në teknologji të re, që e rrit efiçiencën e prodhimit, e ngrit performancën operative e financiare të ndërmarrjes, i përmirësonkushtet e punës dhe hap vende të reja pune. Investimetqë nuk janë bërë për gati gjysmë shekulli — makineritë prodhuese dheflotacioni i ri — do të ndodhin brenda qeverisjes sonë.

 

Teksa e kujtojmë grevën evitit 1989 të minatorëve të Trepçës, 34 vjet më pas, duke kujtuarkapacitetet e atëhershme të saj dhe ngritjen e nivelit të punës së sajsot, sfida e të gjithëve për Trepçën dhe posaçërishte qeverisë sonë veçanërisht, është që nga një gjigand i cilikonsiderohet i fjetur, Trepça të kthehet në një burim pasurish minerareqë nga nëntoka ngrit nivelet e të gjitha stadeve të punës së kësajndërmarrjeje, përtej çdo kujtese a historie për këtë parajsënëntokësore.

 

Toka dhe nëntoka jonë janëfati ynë i përbashkët, e minatorët janë në qendër edhe të historisësonë, por edhe të së tashmes e të ardhmes tonë. Andaj, Gëzuar Ditën eMinatorit dhe me fat!

Faleminderit!

 

Fjala e plotë e Ministres Rizvanolli:

 

I nderuar Kryeministër,

Të nderuar deputetë, Zëvendës ministër Dobruna,

I nderuar Kryetar z. Hamza,

I nderuar Kryetar i Bordit z. Hyseni, të nderuar anëtarë të Bordit,

I nderuar Zëvendësues i kryeshefit z. Abdurrahmani,

Të nderuar minatorë,

Zonja e zotërinj,

 

Përgjatëkëtij muaji, vendi ynë po kremton ngjarjet e mëdha të së kaluarës sëvet. Kemi nisur me kujtimin e masakrës së Reçakut për të vazhduar mekremtën e 15 vjetorit të pavarësisë dhe do të përfundojmënë mars me 25-vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare. Sot shënojmënjë tjetër ngjarje sa historike aq qenësore për Republikën tonë.

 

Minatori ynëpërmendet shumë herët në histori. Plot 2415 vjet më parë, një xehetar me emrin Bardhyl u priu punëtorëve në kryengritje kundër një mbreti që uamohonte djersën. Shumçka ka ndryshuar këtomijëra vjet në këtë vend. Por emrin Bardhyl e gjejmë sërish në familjet e minatorëve, dhe minatorët janë përsëri të zotët e këtij vendi.

 

Minatorët tëparët iu kundërvunë Serbisë, kur ajo kërcënoi Kosovën me robëri. Ata nuk pranuan që populli ynë të humbte ato pak të drejta që kishte. Më 20shkurt 1989, ata u ngujuan në horizontet e nëndheshmepër të kundërshtuar heqjen e autonomisë. Ata nuk u përçanë e as unënshtruan para së keqes, dhe me vendosmërinë e tyre i morën vëmendjenbotës së qytetëruar. «Minierat e Trepçës po mbrojnë të drejtat eqytetarëve […] në Kosovë për të zgjedhur udhëheqjen evet», thoshte asokohe udhëheqësi i Sllovenisë, Millan Kuçan.

 

Ne sotkujtojmë atë ngjarje të madhe: grevën e minatorëve. Kujtojmë gjithashtusakrificën e tyre ndër vite për lirinë dhe shtetin që gëzojmë sot.Xehetarët tanë i shërbyen vendit me rrobat e punës dheme uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së paku 130 minatorë ranë dëshmorë, si luftëtarë lirie në ballë të luftës dhe si qytetarë tëpaepur të vrarë në masakrat e Serbisë ndaj civilëve të pambrojtur. Ipaharruar qoftë kujtimi i tyre!

 

Ndërkohë,minatorët e Trepçës kanë punuar vazhdimisht duke i kontribuar zhvillimit ekonomik e social të Mitrovicës e të gjithë vendit.

 

Ne u gëzohemi e jemi krenarë me arritjet e Trepçës gjatë këtyre dy viteve dhezotohemi që do të vazhdojmë të përkrahim Trepçën në rrugën e saj për tëmodernizuar teknologjinë, për të rritur efiçencëne mirëqenien e punëtorëve.

 

Trepça tëjetë ndërmarrje që qeveriset me standardet më të larta, e shkëputur ngainteresat e politikës ditore por e lidhur ngushtë me interesin e rritjes dhe të punëtorëve të vet. Minatorët do të kenëfjalën e tyre në qeverisjen e ndërmarrjes, kurse ndërmarrja do tëpërfitojë nga kapitali i shtuar dhe fuqia në rritje.

 

Kështu sëbashku ne do të mbërrijmë cakun që i kemi vënë vetes në programin tonëqeverisës. Pasuritë tona natyrore do t’i shfrytëzojmë me maturi. Trepçën dhe ndërmarrjet publike do t’i mbajmë dhe dot’i rritim si pasuri tonën. Dhe sektorin e minierave do ta zhvillojmë me qasje «të arsyeshme ekonomike, teknologjike, sociale e mjedisore».

 

Këtë earrijmë me përkushtimin tonë si qeveri dhe përkushtimin tuaj si punëtorë të palodhshëm, si minatorë-pronarë të Trepçës dhe si pararojë eRepublikës së Kosovës. Rruga është e vështirë, por pjesënmë të zorshme — më besoni — e kemi kaluar tashmë.

 

Gëzuar Ditën e Minatorit! Me fat!