Kosova bën hapin e madh drejt Bashkimit në Tregun Rajonal të Ditës në Avancë

Prishtinë, 20.11.2023 – Ministria e Ekonomisë duartroket nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit (MiM) nga autoritetet rregullative të energjisë, operatorët e sistemit të transmisionit dhe bursat energjetike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ky Memorandum u nënshkrua në Athinë dhe i përgatit vendet për të bashkuar tregjet e tyre të energjisë të ditës në avancë përmes iniciativës së Tregut të Energjisë Elektrike të Evropës Juglindore (SEE-MC).

Në këtë ceremoni historike të nënshkrimit, Kosova u përfaqësua nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Bursa Energjetike Shqiptare (ALPEX).

Kjo arritje e rëndësishme nuk do të kishte qenë e mundur pa asistencën teknike dhe përkrahjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si dhe mbështetjen e palëve të interesit të energjisë nga Greqia.

Iniciativa e Bashkimit të Tregut të Evropës Juglindore (SEE-MC) krijon kornizën e nevojshme ligjore dhe rregullative për të avancuar zhvillimin dhe integrimin e tregun pan-evropian të energjisë elektrike. Procesi i integrimit do të bazohet në modelin e tregjeve të bashkuara në mes të Greqisë, Italisë dhe Bullgarisë dhe do të ndihmojë në rritjen e sigurisë së furnizimit, konkurrencës dhe transparencës dhe do të sigurojë çmime më të ulëta për konsumatorët.

Shtegu i Kosovës drejt integrimit në tregun pan-evropian të energjisë elektrike hap një kapitull të ri të bashkëpunimit energjetik në mbarë Ballkanin Perëndimor.