Angazhohet për Trepçën eksperti gjerman Albert Karschti

Prishtinë, 21.10.2022 –  Me përkrahjen e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës ka angazhuar ekspertin e minierave Albert Karschti për të ndihmuar në reformat e nevojshme në ndërmarrjen publike “Trepça” ShA.

I shoqëruar nga zëvendësministri Getoar Mjeku, eksperti Karschti është pritur nga kryeshefi në detyrë Enis Abdurrahmani dhe udhëheqja e ndërmarrjes në Mitrovicë. Gjatë javëve në vijim, Karschti do të analizojë të gjitha hallkat e operimit, nga horizontet e nëndheshme deri te produkti në treg.

I diplomuar për inxhinieri, ai ka përvojë të gjatë e të pasur në sektorin e minierave në Gjermani dhe vende të tjera.

Në ndërkohë, zëvendësministri Mjeku dhe zyrtarët nga Ministria e Ekonomisë do të mbajnë mbledhjen e aksionarit në Trepçë këtë javë.