Zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë dhurojnë vullnetarisht gjak

Prishtinë, 05.10.2023 – Zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë kanë dhuruar vullnetarisht gjak, për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për gjak.

Aksioni i dhurimit të gjakut është mbajtur në objektet e Ministrisë së Ekonomisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ).

Ky aksion është zhvilluar në vazhdën e aktiviteteve vullnetare të gjakut që Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut zhvillon në institucione të ndryshme.

Ekipi QKTGJ-së është shprehur falënderues ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë që me aktivitetin e tyre human, i janë bashkuar aktivitetit të dhurimit vullnetar për të shpëtuar jetën e atyre që kanë nevojë për gjak.