Zëvendësdrejtori i ekonomisë britanike vizitoi Ministren Rizvanolli

Prishtinë, 29.02.2024 – Zëvendësdrejtori i ekonomisë në Britaninë e Madhe FCDO (Zyra për Punë të Jashtme dhe Zhvillim e Komonuelthit), Fergus Cumming u prit nga Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli.

Cumming viziton Kosovën për herë të parë dhe është vendi i dytë që ai vizitoi në detyrën e tij të re, një vizitë që u nxit nga vizita e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron më 3 janar dhe që është një shenjë e rëndësisë, që Sekretari Cameron i jep Kosovës dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes shteteve tona.

Ministrja Rizvanolli tha se me zëvendësdrejtorin Cumming diskutuan rreth mundësive të investimeve në Kosovë, me theks të veçantë në fushat e; energjisë, telekomunikacionit, minierave, ujërave dhe mjedisit.

Gjatë takimit, zëvendësdrejtori Cumming uroi Ministren Rizvanolli për arritjen e suksesshme të Ankandit Solar Fotovoltaik 100 MW i cili është në fazën e vlerësimit të ofertave të pranuar në shkurt të 2024.