Valon Prebreza emërohet udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike

Prishtinë, 16.06.2023 – Me vendim të Ministres Artane Rizvanolli, Valon Prebreza është emëruar udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) në Ministrinë e Ekonomisë.

Në vendimin e Ministres Rizvanolli të datës 22.05.2023, thuhet se Prebreza kompetencat dhe përgjegjësitë e tij i ushtron në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe se këtë pozitë do të mbajë deri në një vendim tjetër.

Njësia për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ka për mision monitorimin dhe raportimin e performancës së ndërmarrjeve publike qendrore me qëllim të qeverisjes së mirë
koorporative të Ndërmarrjeve Publike.