Telekomi i Kosovës me fitim 5.9 milionë euro neto

Prishtinë, 15.12.2023 – Në periudhën janar-nëntor të këtij viti Telekomi i Kosovës ka shënuar fitim prej 5.9 milionë euro neto kështu duke përmirësuar performancën financiare të saj.

Investimet të cilat planifikohen të bëhen janë qenësorë për Republikën e Kosovës si zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit në mbarë territorin, ku pritet që vitin tjetër të fillohet me shërbimin 5g.

 Fitimet të cilat i ka shënuar Telekomi I Kosovës janë duke u kthyer në investimet teknologjike si dhe në modernizim të rrjetit e të cilat kanë munguar që nga viti 2015.

Telekomi i Kosovës është një ndër kontribuuesit e mëdhenj në buxhetin e shtetit andaj përkrahja në ngritjen dhe avancimin e tij nuk do të mungoj as nga Qeveria e Republikës së Kosovës.