Sesion informues lidhur me skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2
Prishtinë, 22.07.2026 – Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor LuxDev, njofton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) se, në kuadër të Skemës së Granteve për Energji të Pastër – Faza 2, do të organizohet një sesion informues.
Sesioni informues do të mbahet më 24 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen në mënyrë të detajuar për të gjitha aspektet e procesit të aplikimit, duke përfshirë procedurat, kriteret e pranueshmërisë, si dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Po ashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin sqarime të drejtpërdrejta lidhur me çështjet që i interesojnë në kuadër të kësaj skeme.
Ftohen të gjitha ndërmarrjet e interesuara që të marrin pjesë në këtë sesion informues.
Për më shumë informata, vizitoni: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/

