Replika e Ministres Rizvanolli në seancën e Kuvendit

Ndërmarrjet publike 2020 para mandatit tonë në total kanë shënuar humbje prej 3 milionë. Më pak se dy vite nga fillimi i mandatit tonë në 2022 kanë shënuar fitim prej 101 milionë.

Pra prej humbjes, prej -3 në 101 brenda 2 viteve. Për më tepër ndryshimi është cilësor, ka ndryshim rrënjësor në menaxhim, në mendësi, mbrohet publikja e nuk zhvatet e nuk shkatërrohet.

Telekomi e të tjerët nuk humbin më arbitrazhe por fitojnë. Telekomi i Kosovës prej viteve kur keni qeverisë ju që ka pas deri në 27 milionë humbje për 1 vit, sivjet, vitin e kaluar ka shënaur fitim po të mos llogaritej pako që është e njëhershme për ristrukturim prej 6 milionë euro.​