Realizohen 455 pagesat e para për përfituesit e pajisjeve efiçiente shtëpiake

Prishtinë, 05.10.2023 – Ministria e Ekonomisë ka filluar procesimin e pagesave për përfituesit e parë të thirrjes për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake.

Në thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake, kanë aplikuar 4858 qytetarë, ndërsa pagesa e parë për 455 aplikues është ekzekutuar.

Komisioni për shqyrtimin dhe verifikimin e dokumenteve ka filluar punën nga data 21.08.2023, bazuar në vendimin me nr. 2722 dhe do të vazhdojë punën deri në përfundim të procesit.

Po ashtu, Ministria e Ekonomisë më 22.09.2023 ka shpallur thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Afati i fundit për aplikim është më 22.11. 2023.

Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32/
Më shumë info: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/