Programi i Zbatimit të Strategjisë së Energjisë 2022-2025 është në konsultime publike

Prishtinë, 27.06.2023 – Bazuar në nenin 7 të Rregullores së Punës së Qeverisë të Republikës së Kosovës është plasuar në Platformën e Konsultimeve Publike drafti i Programit të Zbatimit të Strategjisë së Energjisë 2022-2025.

Dokumenti i zbatimit të Strategjisë së Energjisë përbëhet nga:

  • 5 objektivat strategjike;
  • Indikatorët afatmesëm (2025) dhe ata afatgjatë (2031);
  • Objektivat specifike;
  • Aktivitetet dhe projektet konkrete të shoqëruara me afatet kohore;
  • Kostot e zbatimit;
  • Bartësin e zbatimit, si dhe
  • Rezultatet e pritshme.

Dokumenti për konsultim publik ku mund të adresohen komentet e qytetarëve dhe të ekspertëve të fushës është i hapur deri më 11 korrkk 2023 dhe gjendet në linkun në vijim: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php…