Njoftim rreth aplikuesve me asistencë sociale për subvencionim për efiçiencë të energjisë

Prishtinë, 01.12.2022 – Ministria e Ekonomisë njofton të gjithë qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria I dhe II) se aplikimi i tyre për të përfituar nga mundësia e subvencionimit nuk i privon nga e drejta e asistencës sociale.

Kjo pasi që, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve janë siguruar që qytetarët të mos privohen nga mundësia e përfitimit të pajisjeve të ofruara në thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë.

Andaj, inkurajojmë të gjithë qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale të aplikojnë në thirrjen e dytë e cila është e hapur deri më datën 02.12.2022.