Nënshkruhet marrëveshja për financimin e infrastruktu­rës hekurudhore

Prishtinë, 11.12.2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot nënshkruan Marrëveshjen Kornizë për financimin e infrastruktu­rës hekurudhore për 5 vite, me kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Infrakos”, Naser Krasniqi.

Kjo marrëveshje synon investimin në projekte kapitale, si dhe zhvillimin, modernizmin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore publike, për të siguruar një shërbim efektiv për ndërmarrjet e transportit hekurudhor.

Marrëveshja Kornizë ka për qëllim të vendosë raport kontraktor sipas ligjit mes Qeverisë dhe Infrakosit si menaxher i infrastrukturës hekurudhore në pronësi publike, të rregullojë siguri­min e të hyrave të pambuluara, si dhe të përcaktojë mënyrën e financimit të projekteve kapi­tale të Infrakosit.

Rrjeti hekurudhor në Republikën e Kosovës, që menaxhohet nga Infrakosit shtrihet në gjatësi prej 335,097 kilometrash linja të hapura hekurudhore, 105,784 km linja në stacione dhe 103,4 km linja industriale.