Në thirrjen për subvencionim të pajisjeve shtëpiake kanë aplikuar 4858 qytetarë

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se deri në momentin e mbylljes së aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake, kemi pranuar 4858 kërkesa për subvencionim.

Komisioni nga data 21.08.2023 ka filluar shqyrtimin dhe verifikimin e dokumenteve bazuar në vendimin me nr. 2722.

Ndërsa nesër procedohet vendimi i parë dhe lista e parë e përfituesve, e cila do të vazhdojë javëve të ardhshme me shqyrtimin dhe verifikimin e aplikacioneve sipas radhës së aplikimit dhe me këtë ju garantojmë që secili qytetar do të marrë përgjigjen zyrtare.

Po ashtu, Ministria e Ekonomisë më 22.09.2023 ka shpallur thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Afati i fundit për aplikim është më 22.11. 2023.

Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32/
Më shumë info: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/