Ndahen 5 milionë Euro për zbatimin e projekteve të reja nga Fondi i Kosovës për Efçiencë

Prishtinë, 15.12.2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se janë ndarë 5 milionë Euro për zbatimin e mbi 20 projekteve të reja nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё.

Shuma prej 5 milionë Euro është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zbatimin e Masës 3.7 për tejkalimin e krizës energjetike në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, për zbatimin e projekteve të cilat janë paraparë për vitet 2023 dhe 2024.

Gjatë dy viteve të fundit Fondi për Efçiencë ka zbatuar plotësisht 70 projekte të efiçencës nëpër ndërtesa publike, ndërsa 13 të tjera janë në fazën përfundimtare, shuma e këtyre projekteve kalon 12 milionë euro investime të financuara nga  Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës.