Ministrja Rizvanolli takoi zëvendësministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Besart Kadia

Prishtinë, 12.02.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në një takim miqësor zëvendësministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Besart Kadia i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, Drejtorja e Diplomacisë Ekonomike në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme (MEPJ), Silvana Leskaj, Ministren/Këshilltaren në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Pranvera Teli si dhe Specialistin në Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike në MEPJ, Serxho Matraku.

Ministrja Rizvanolli falënderoi delegacionin nga Republika e Shqipërisë në krye me zv.ministrin Kadia për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve në veçanti për këmbimin e energjisë elektrike e cila ka rezultuar me lehtësira për qytetarët.

Gjatë takimit u diskutua për mundësi bashkëpunimi ekonomik të përbashkët me theks në fushat e: diplomacisë ekonomike, në turizëm dhe diasporë.

Ministrja Rizvanolli dhe zv.ministri Kadia u dakorduan për një bashkëpunim të vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik e ne veçanti të investimeve në ngritje të kapaciteteve të reja energjetike konkretisht të efiçiencës së energjisë dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme.