Ministrja Rizvanolli takoi ambasadorin suedez, Jonas Westerlund

Prishtinë, 22.02.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe zëvendësshefin e Misionit, Henrik Riby.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe përfaqësuesit e ambasadës suedeze, kanë diskutuan për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Me theks të veçantë diskutuan për potencialin ekonomik që ofron Kosova në fushën e minierave dhe forcimin e lidhjeve të Kosovës dhe Suedisë në këtë sektor.