Ministrja Rizvanolli takoi Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian
Prishtinë, 07 shtator 2026 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim kortezie Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.
Gjatë takimit, Ambasadori Schuebel e përgëzoi Ministren Rizvanolli për rizgjedhjen në detyrë, duke i uruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive dhe prioriteteve të reja.
Nga ana e saj, Ministrja Rizvanolli i uroi mirëseardhje Ambasadorit Schuebel në detyrën e tij të re në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë gjatë mandatit të tij.
Ambasadori Schuebel riafirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.
Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Schuebel shkëmbyen pikëpamje mbi fushat prioritare të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe zyrës së BE-së, duke konfirmuar interesin e përbashkët për avancimin e iniciativave dhe projekteve në sektorët që mbulon Ministria.





