Ministrja Rizvanolli priti kryetarin e Rahovecit, diskutohet ankandi solar

Prishtinë, 06.12.2022 – Ministria e Ekonomisë, Artane Rizanolli ka pritur në takim kryetarin e Rahovecit,  Smajl Latifi.

Gjatë takimit, Ministrja Rivnalloi dhe Latifi kanë diskutuar për bashkëpunimin potencial mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Rahovecit për ankandin e parë solar të vendit.

Ky ankand, i cili do të lancohet së shpejti, do të ketë kapacitet prej 100 MW dhe do të ketë kontribut domethënës në diversifikimin e miksit tonë të energjisë dhe në tranzicionin tonë të gjelbër.

Në kohë kritike për sektorin, ky ankand dhe të tjerët që do të pasojnë, luajnë rol kritik për rritjen e sigurisë tonë të furnizimit.