Ministrja Rizvanolli pret në takim Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu

Prishtinë, 16.11.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim delegacionin e Bankës Botërore të kryesuar nga Drejtoresha e Ballkanit Perëndimor, Xiaoqing Yu.

Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit në tejkalimin e krizës energjetike si dhe planet e Qeverisë për investimet në sektorin e energjisë dhe në atë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Tutje, është diskutuar rreth planifikimit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës Botërore për vitet në vijim në këta sektorë, përfshirë edhe ndërmarrjet publike.

Ministrja Rizvanolli prezantoj planet e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Republikës së Kosovës në investimet kapitale dhe investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë, përfshirë këtu ndihmën për konsumatorët në nevojë per efiçiencë të energjisë.