Ministrja Rizvanolli pret në takim delegacionin gjerman, në fokus bashkëpunimi strategjik në energji
Prishtinë, 27.10.2026 – Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në mbështetje të tranzicionit energjetik, forcimit të sigurisë energjetike dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik ishte në fokus të takimit ndërmjet Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe delegacionit gjerman të kryesuar nga znj. Micong Klimes, Zyrtare e Lartë për Politika për Kosovën në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
Gjatë takimit u diskutua avancimi i bashkëpunimit dypalësh në sektorin e energjisë, me theks të veçantë në prioritetet e përbashkëta për transformimin e sektorit energjetik të Kosovës. Palët shkëmbyen pikëpamje mbi progresin e arritur deri më tani, si dhe mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në iniciativa që mbështesin zgjerimin e energjisë së ripërtëritshme, modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të ngrohjes.
Takimi u mbajt në kuadër të vizitës së Dr. Klimes në Kosovë, gjatë së cilës ajo do të zhvillojë takime me institucionet partnere të bashkëpunimit kosovaro-gjerman, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Kosovaro-Gjerman dhe do të vizitojë projekte të ndryshme që mbështeten nga Gjermania në vend.
Në takim morën pjesë edhe z. Daniel Alker, Udhëheqës i Departamentit për Bashkëpunim në Ambasadën Gjermane, z. Markus Delfs, Drejtor i GIZ-it, z. Moritz Reme, Udhëheqës i Zyrës së KfW-së, z. Jörg Melicke nga KfW, znj. Josephine Schmiereck nga GIZ, znj. Ganimete Huruglica nga KfW dhe z. Avni Sfishta, nga GIZ Kosovo.




