Ministrja Rizvanolli ka takuar Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Prishtinë, 18.12.2023 – Ministrja e Ekonomsië, Artane Rizvanolli ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Gjatë këtij takimi, ministrja Rizvanolli dhe ambasadori Hovenier kanë diskutuar për ankandin solar të energjisë si dhe për të ardhmen e sektorit të energjisë në Kosovë.
Ministrja Rizvanolli shprehu mirënjohjen e saj dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë Kosovës në rrugën e saj drejt tranzicionit energjetik përmes agjencive të Qeverisë së SHBA-ve si USAID e MCC.
Ajo tha se është kënaqësi që në një atmosferë festive të reflektojmë mbi të arriturat e përbashkëta e mbi planet për të ardhmen.
Ndërsa nga ana e tij ambasadori Hovenier potencoi se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën drejt një të ardhme më të qëndrueshme energjetike dhe shtoi se e ardhmja e Kosovës është e ndritur, e po ashtu përgëzoi Kosovën për progresin e arritur në sektorin e energjisë.