Ministrja Rizvanolli flet në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022

Prishtinë, 25.10.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rzvanolli do të mbajë fjalë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022, që është duke u mbajtur në Prishtinë.

Ministrja Rizvanolli do të flasë në panelin “Hapja e rrugës për tranzicionin e gjelbër: a jemi në rrugën e duhur?”, duke filluar nga ora 15:50, si dhe në diskutimin “Përshpejtimi i teknologjisë dhe inovacioni në Ballkanin Perëndimor”, duke filluar nga ora 18:30.

Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022 është organizuar nga Economist Impact Events for Greece, Cyprus, Malta and southeast Europe, me temë “Ndërtimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet”.

Panelin e plotë mund ta ndiqni në linkun në vijim:

https://www.youtube.com/watch?v=_FMazjrB3GY