Ministrja Rizvanolli flet në Konferencën “Tregtimi në ALPEX”

Prishtinë, 13.07.2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Konferencën “Tregtimi në ALPEX” që është mbajtur në Prishtinë.

Konferenca është organizuar nga USAID-i dhe Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike – ALPEX, ku u diskutua për operacionalizimin e ALPEX-it në Kosovë.

Ministrja Rizvanolli pohoi se synojmë që sektori jonë i energjisë të jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm dhe të ofrojë energji elektrike me çmime të përballueshme, të qëndrueshme për bizneset dhe ekonomitë familjare me ndikim minimal dhe ky vizion është në qendër të Strategjisë sonë të Energjisë dhe është shtysë për punën e Ministrisë.

Ajo po ashtu shtoi se ALPEX-i do t’i lidh tregjet e energjisë të Kosovës dhe Shqipërisë, duke ngritur likuiditetin, duke krijuar çmime transparente, duke mundësuar depërtimin e shtuar të burimeve të ripërtëritshme dhe duke i sjellë të dyja vendet më afër tregut pan-evropian.

Bursa Shqiptare e Energjisë – ALPEX, që është bërë operacionale në Shqipëri në mars të vitit 2023 dhe do të ndihmojë për një treg konkurrues në Shqipëri dhe Kosovë, për të gjetur energji elektrike me çmime më të favorshme. Bursa ALPEX do të operacionalizohet edhe në Kosovë.