Ministrja Rizvanolli festoi ndërrimin e moteve me punëtorët e KEK-ut

Prishtinë, 01.01.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, festën e Vitit të Ri 2024, e ka kaluar në ambientet e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, ku punëtorët e KEK-ut ishin në vendin e tyre të punës.

Paraprakisht Ministrja Rizvanolli me një pjesë të stafit të saj, ka vizituar  ndërmarrjen publike KOSTT.

Me këtë rast Ministrja Rizvanolli ka theksuar se KEK-u do të fillojë rehabilitimin e Bllokut A3 dhe projektin e impiantit të vet solar 100 MW, ndërsa KOSTT-i do të lirohet nga barra e mospagesës së energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit me rastin e fillimit të nominimit kërkesës për energjisë elektrike për atë pjesë të vendit që nga 1 janari.

“Gëzuar nga ekipi i Ministrisë së Ekonomisë dhe punonjësit e ndërmarrjeve publike KEK e KOSTT, që sonte e çdo ditë punojnë që të kemi energji elektrike!”, ka uruar Ruzvanolli.