Ministrja Rizvanolli bënë homazhe për nder të Pavarësisë së Shqipërisë 

Prishtinë, 28 Nëntor 2023 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të saj, sot bënë homazhe për nder të Pavarësisë së 111-të të Republikës së Shqipërisë.

Rizvanolli vizitën e parë në shenjë nderimi e bëri në Prekaz për ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari, për të vazhduar me homazhe tek memoriali i Isa Boletinit në Boletin (në Kullën e Isë Boletinit në Zveçan).

Me pas, Ministrja Rizvanolli me bashkëpunëtorët e saj vazhduan me homazhe në Prishtinë, fillimisht tek shtatorja e Ismail Qemailit, për të vazhduar tutje me homazhe tek memoriali Heroinat, tek shtatorja e Zahir Pajazitit dhe homazhet i përmbylli tek shtatorja e Skënderbeut.

Rizvanolli ka theksuar se në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe unitetit shqiptar, angazhohemi për zhvillimin e kombit duke kujtuar me nder dhe respekt heronjtë dhe heroinat kombëtare. Homazhet dhe vizitat në përkujtim të tyre forcojnë dashurinë ndaj kombit, ndërsa flamuri simbolizon lavdinë dhe lirinë për të cilat ata u flijuan.

“Gëzuar 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve, këtë ditë që e bënë të pavdekshme Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, Zahir Pajaziti, Adem Jashari dhe të gjithë heronjtë e heroinat që luftuan për të njëjtin ideal kombëtar”, ka uruar Ministrja Rizvanolli.