Ministrja Rizvanolli priti në takim Colleen Hyland, Drejtoreshë për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit

Prishtinë, 16 dhjetor 2023 – Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli ka pritur në takim Colleen Hyland, Drejtoreshë për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të ShBA-ve për të diskutuar rreth zhvilimeve dhe të arriturave në sektorët që mbulon ME.

Rizvanolli dhe Hyland dikutuan për tema të ndryshme të zhvillimit ekonomik si eksporti, tregu i punës, punësimi i grave, tërheqja e investimeve të huaja direkte, energjia e sektori dinamik i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK).

Hyland e njeh shumë mirë Kosovën pasi ka shërbyer si Zëvendësshefe e Misionit në Ambasadën Amerikane në Kosovë, e më parë edhe si Këshilltare për Politikë e Ekonomi, andaj është kënaqësi të ndaj me të progresin e Kosovës gjatë këtyre viteve, për të cilin edhe ajo vetë ka kontribuar, u shpreh Ministrja Rizvanolli.

Gjatë diskutimit, Rizvanolli shprehu mirënjohjen për përkrahjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe agjensive si USAID e MCC për rolin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të ekonomisë në përgjithësi, e në veçanti atij të energjisë.