Ministria e Ekonomisë mbështet renovimin e objekteve të Postës së Kosovës

Prishtinë, 27.12.2002 – Ministria e Ekonomisë përmes Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka mbështetur projektin e Postës së Kosovës, për renovimin e çative të objektit kryesor dhe çative të disa degëve të kësaj ndërmarrje publike, duke ndikuar direkt në përmirësimin e kushteve të punës  dhe rritjen e efiçiencës së energjisë.

Mbështetja e projektit kapital të Posta e Kosovës Sh.A  “Renovimi i çative të objekteve të Postës së Kosovës, Sh.A”, është bërë në formën e bashkëfinancimit, me ç’rast Ministria e Ekonomisë ka ndarë 73,500 euro.

Ky investim në objektin e Postës së Kosovës, shmang cenimin e afarizimit të saj, përkatësisht degradimin e mëtejmë të objeketeve të kësaj ndërmarrje, në të cilat nuk ishte investuar vite me radhë, me çka ishte rrezikuar edhe infrastruktura kritike e saj.

Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar të mbështes Ndërmarrjet Publike në përmirësimin e infratrukturës së tyre dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe ky investim hyn në këtë kuadër.