Ministri i Financave, Planifikimit dhe Zhvillimit Ekomomik i Ugandës e viziton Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Ministrja Rizvanolli

Davos, 22.01.2025 – Ministri i Financave, Planifikimi dhe Zhvillimit Ekonomik i Ugandës, Matia Kasaija, ka vizituar Shtëpinë e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e shoqëruar nga Këshilltari i Kryeministrit të Kosivës, Jeton Zulfaj dhe Këshilltarja Politike e saj, Edita Pozhegu, ka mirëpritur ngrohtësisht ministrin Kasaija dhe i ka prezantuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe artin e Kosovës, që janë të ekspozuara në Shtëpinë e Kosovës në Davos.

Ky angazhim nxjerr në pah potencialin për ndërtimin e urave dhe eksplorimin e rrugëve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ky angazhim i Kosovës në Davos është një moment unik për Kosovën dhe një platformë për lidhjen e Kosovës me botën.