Ministret Rizvanolli dhe Nagavci diskutuan me nxënësit e Shkollës “Faik Konica” për kursim të energjisë

Prishtinë, 27.12.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci si dhe përfaqësues të UNDP-së, kanë vizituar Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, për të diskutuar me nxënësit rreth rëndësisë dhe mënyrave të kursimit të energjisë.

Kjo vizitë është bërë në kuadër të fushatës për Kursim të Energjisë, e cila do të zhvillohet në shkolla në të gjitha rajonet e vendit gjatë muajit janar 2023 dhe ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit të nxënësve për kursimin e energjisë.

Gjatë vizitës, nxënësit kanë diskutuar me ministret rreth mënyrave më të mira për kursim të energjisë si dhe kanë zhvilluar disa aktivitete e lojëra rreth mënyrave më të mira të kursimit të energjisë.

Video: