Mbahet tryezë e rrumbullakët për barazinë gjinore në sektorin e energjisë

Prishtinë, 21.03.2023 – Ministria e Ekonomisë organizoi tryezë të rrumbullakët për barazinë gjinore në sektorin e energjisë në Kosovë , duke përfshirë palët e interesit si KEK, KOSTT dhe ZRrE, të cilat janë pjesë e programit për integrim intensiv gjinor të udhëhequr nga projekti Engendering Industries  (EI).  Programi Engendering Industries i financuar nga USAID, mbështet udhëheqësit e institucioneve në zbatimin e planit për barazi gjinore përmes trajnimeve dhe mentorimit.

Zëvendëssekretarja e Ministrisë së Ekonomisë, Leonita Shabani – Mullarama përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoj USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme si dhe ofroi imputet e saj në zhvillimin e mëtutjeshëm të barazisë gjinore në institucionet publike.

Ndërsa Jasmine Boehm, menaxhere e projektit Engendering Industries, gjithashtu falënderoj organizatoren e kësaj tryeze Florina Mehaj – Kosumi, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Ekonomisë për gjithë organizimin dhe moderimin e kësaj tyreze mjaft të frytshme për institucionet relevante të fushës së energjisë.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), si një nga partnerët e programit prezantoi rezultatet e tyre drejt arritjes së barazisë gjinore në kompani bashkë me modelin e Ciklit të Jetës së Punonjësve. Gjithashtu, bashkëpunëtorët nga Aktiviteti i  USAID për Energji të Qëndrueshme (ESA) diskutuan mbi aktivitetet e projektit që përmes punës praktike, mentorimeve dhe bashkëpunimit me  shoqatave të grave në sektorin e energjisë vazhdimisht tentojnë të promovojnë dhe fuqizojnë barazinë gjinore dhe integrimin e të rejave dhe të rinjve në sektor.

Pjesëmarrësit ranë dakord se tryeza të tilla duhet organizuar më shpesh në mënyrë që të shkëmbehen përvojat dhe njohuritë e institucioneve përkatëse të cilat kanë një avancim në çështjen e barazisë gjinore.

Projekti i EI-së   bashkëpunon me 127 organizata në 40 vende në mbarë botën.

Pjesëmarrës në takimi ishin përfaqësues nga: Ministria e Ekonomisë, KOSTT, ZrrE, KEK dhe përfaqësues nga USAID Kosovo dhe Aktiviteti i USAID për Energji të Qëndrueshme (ESA).