Mbahet punëtoria mbi Shërbimet e Microsoft-it për Edukim

Prizren, 01.12.2022 – Në Qendrën e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren është mbajtur punëtoria “Shërbimet e Microsoft-it për Edukim” nga ekspertët të lartë të Microsoft-it e organizuar nga Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim (KREN), me rreth 130 pjesëmarrës nga institucionet publike, private së bashku me profesorë, e palë të interesit në vend.

 

Në punëtori u prezantuan disa prej detajeve të rëndësishme për edukim dhe IT, të realizuara falë bashkëpunimeve gjithëpërfshirëse.

Kjo punëtori do të ofrojë një komunikim dhe bashkëpunim mes studentëve dhe profesorëve me aplikacione të fuqishme që mundësojnë mënyra të reja të ndërveprimit nga produktet e Microsoft-it.

Interneti ka ndryshuar mënyrën e komunikimit, punës dhe argëtimit, ku Microsoft-i u mundëson studentëve të rrisin dhe përmirësojnë aftësitë e tyre dixhitale.

Transformimi i edukimit do të ndryshojë mënyrën se si bota do të funksionojë.

Me KREN do të sjellim një vizion dhe sistem të pasur platformash, zgjidhjesh, produktiviteti për institucione edukative bazuar në përvoja nga vende tjera të botës nëpërmjet të Microsoft-it dhe komunitetit të Rrjetit Evropian Geant.